Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit ka reaguar për rastin kundër Spasiq që sulmoi gazetarin e RTV21

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar për rastin kundër Dalibor Spasiq. i cili akuzohet për sulmin ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqi.
Prokuroria ka propozuar një gjobë ndaj Spasiqit prej 10 mijë eurosh.
“Sot, Flutra Kusari ka monitoruar një seancë gjyqësore për rastin kundër Dalibor Spasiq. i cili akuzohet për sulmin ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqi. Dalibor Spasiq ka lidhur marrëveshjen për pranimin e fajësisë dhe i ka kërkuar falje gazetarit gjatë seancës. Prokuroria ka propozuar një gjobë prej 10 mijë eurosh”, thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane.
