Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj përkatësisht departamenti për Krime të Rënda, ka dënuar me 17 vite 6 muaj burgim të pandehurin Qëndrim Januzi, për shkak të veprave penale vrasja mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata e Ferizajt.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin Q.J., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale vrasja me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftim për media.

Tutje bëhet e ditur se të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

“Konform nenin 76 të KPRK-së, trupi gjykues të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë (17) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Konform nenin 366 paragrafi 1 nën paragrafi 1 të KPP-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button