Qentë endacak, qytetarët e prishtinës të rrezikuar

Numri i madh i qenëve endacakë në rrugët e kryeqytetit është tejet shqetësues për qytetarët, të cilët në raste jo të rralla kanë marrë palgë nga kafshimi i tyre.
Zait Xhemajli, qytetar i Prishtinës, për RTV21 ka folur për plagët që ka marrë nga kafshimi i qenëve.
‘’…nuk jam unë i vetmi që kam qenë viktimë e tyne, në kuptim të asaj që më kanë kafshu po ka edhe të tjerë qytetar që po ankohen…une jam kanë tu ec sdi kurgja veq kur ma kanë ngjit në kam..para një vjeti, as qe e kam pa qenin hiq ..’’
Azem Gashi nga Prishtina, për RTV21 ka treguar se ka qenë dëshmitarë i një rasti që qenët kanë sulmuar një grua në qendër të Prishtinës.
‘’Gjithë herë, ska vend qe nuk i gjene, kah do qe shkoni i gjen, midis qendre e hangren njeriun, nje grua aty e pash me syt e mi..kjo eshte tmerr’’
Përkundër përpjekejve të Komunës së Prishtinës për të gjetur një zgjidhje për qentë endacak, së fundi edhe nëpërmjet një vendimi për të subvencionuar adoptimin e tyre, vetëm 50 qytetarë shprehën gatishmërinë për t’iu përgjigjur kësaj nisme. Ndryshe, sipas të dhënave të pushtetit lokal vetëm vitin e kaluar në kryeqytet 260 qytetarë u sulmuan nga qentë endacak.
‘’Deri tani qe i kemi kontratat e realizuara dhe jemi ne faze te subvencionimit jane diku afër 50 qen te adaptuar..tash jemi duke përgatit projekte për këtë vit qe do te vazhdojnë me furnizimin e pikave ushqyese, jemi duke e shqyrtuar edhe mundësinë e zgjerimit te pikave ushqyese…mandej projekti per kastrim dhe sterelizim kjo do te vazhdoje edhe me tej..deri tani i kemi 24 pika duke u furnizuar me ushqim vazhdimisht..’’, tha Qorri.
Veterinari, Bujar Zeqiri, flet për për arsyet pse janë agresiv qentë endacak.
‘’Kur flasim për qenët endacak, janë disa arsye që ndodhin sulmet prej tyre. E para arsye është qe duhet me kuptu qe qenet endacak jane kafshe territoriale edhe ne qytet ka një numër të madh të tyne për shkak të territorit tufa prej tyre mundet me pas her pas here ndryshim ne sjellje. Arsyeja tjetër është qe ato kafshë munden mos me qenë mjaftueshëm të ushqyme e që dihet që shumicën e rasteve atu mungon edhe ushqimi. Arsyeja tjetër është se këto kafshë mundet me qenë me pas lëndime dhe e manifestojnë ketë sjellje’’, tha Zeqiri.
Sipas të dhënave, në Kosovë janë vetëm dy strehimore të lisencuara për qenët endacak, në Prishtinë dhe në në Mitrovicë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?