Qerkini: Procedura ndaj Haradinajt do të përfundojë deri në gjysmën e parë të këtij viti

Avokati Artan Qerkini, për deklartat e ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinajt në Hagë, sot tha se qëndrimi i Haradinajt ka qenë konsistent me qëndrimet e tij të mëhershme.

Qerkini në “Bon Bon” u shpreh se procedura ndaj Nasim Haradinajt më së largu do të përfundojë deri në gjysmën e parë të këtij viti.

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK dhe bërja publike e kësaj ngjarjeje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./21Media

Back to top button