Qeset e çajit të dobishme edhe në përditshmëri
Pirja e të gjitha llojeve të ndryshme të çajit ka përfitime të shumta shëndetësore.
Mirëpo, ajo që shumica e njerëzve nuk dinë, është se një bustinë çaji nga kuzhina juaj mund të ndihmojë në disa raste urgjente në shtëpi.
Bright Side tregon disa mënyra se si qeset e çajit mund të jenë të dobishme në jetën tuaj të përditshme.
Mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe pikat e zeza dhe aknet

Çaji jeshil është i pasur me veti antimikrobike dhe anti-inflamatore dhe është i përsosur për ju nëse jeni duke luftuar me pikat e zeza dhe aknet. Mund të përzieni brendësinë e 2 qeseve me ujë të ngrohtë dhe mjaltë për të krijuar një maskë natyrale për fytyrën. Lëreni masën në fytyrën tuaj për 20 minuta dhe skuqja dhe acarimi do të zhduken.
Mund t’ju lehtësojë dhimbjen e dhëmbit

Një mënyrë e thjeshtë për të hequr qafe dhimbjen e dhëmbit është përdorimi i çajit të mentes. Meqenëse ka efekte antibakteriale dhe mpirëse, një qese çaji pak e ngrohtë mund të shtypet tek dhëmbi derisa dhimbja të largohet.

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale

Dhimbjet menstruale mund të jenë armiku më i keq i një gruaje, por lajmi i mirë është se kamomili është një qetësues natyral i muskujve. Mund ta pini të ngrohtë në formën e çajit ose, nëse keni vaskë, krijoni një banjë me kamomil.

Mund të reduktojë ënjtjen dhe skuqjen e syve

Pas një nate pa gjumë, nuk është e pazakontë të zgjoheni me fryrje dhe sy të skuqur. Por një kompresë e ftohtë e çajit jeshil mund t’ju ndihmojë të ndiheni përsëri të freskët.
Ndihmon bimët të rriten më shëndetshëm

Mos i hidhni qeset tuaja të çajit të përdorura, ato mund të përmirësojnë shëndetin e tokës dhe të bimëve tuaja. Përziejeni me mbetjet e tjera organike që prodhoni natyrshëm në shtëpi dhe më pas shtoni gjithçka në vazot tuaja.

Mund të ndihmojë në shërimin e pickimit të mushkonjave

Duke qenë se kamomili ka veti shëruese të plagëve, mund të jetë i dobishëm edhe me pickimin e dhimbshëm të insekteve. Për ta bërë këtë, bëni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet në frigorifer për 30 minuta. Më pas, aplikojeni butësisht në zonën e pickimit për 10 minuta. Përsëriteni procesin nëse është e nevojshme.

Mund të ndihmojë në trajtimin e lëndimeve të vogla

Nëse keni fëmijë në shtëpi, mavijosjet dhe gërvishtjet mund të jenë një dukuri e përditshme. Për të lehtësuar skuqjen, ënjtjen dhe dhimbjen, mund të vendosni një qese të ftohtë me çaj të zi tek plaga./21Media