Qeveria del me reagim, arsyeton Ligjin për KPM-në

Qeveria e Kosovës ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka mirtuar r Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Sipas Qeverisë ky Ligji për KPM-në sjell barazi dhe konkurrencë të shëndoshë në treg. Derisa  kujtojmë se i njëjti Ligj është kritikuar nga ndërkombëtarët, përdaqësuesit e mediave e opozita.

Qeveria në një komunikatë për media thotë se projektligji për KPM-në është miratuar mbi parimet e respektimit të plotë të direktivës AVMS, harmonizimit të këtij Projektligji me legjislacionin në fuqi dhe sigurimit të zbatimit të të drejtave të garantuara e përgjegjësive të mveshura për të gjitha subjektet, nga një organ i pavarur kushtetutës.

“Direktiva e Bashkimit Evropian AVMS, shtrihet mbi dy parime kryesore: të siguruarit që çdo medium që prodhon informacion i nënshtrohet rregullave të njëjta dhe, që çdo qytetar ka të drejtë të informohet mbi atë se kush ia plason lajmin përmes të cilit informohet, marrë parasysh që gjykimet tona edhe formohen mbi lajmin që na plasohet. Në dritë të kësaj, çdo portal që prodhon lajm vetërregullohet por, çdo portal që prodhon e plason lajm përmes audio apo video mesazhi, i duhet nënshtruar rregullave të njëjta me ato që vlejnë për televizion, sepse të dy këto kanë audiencën e njëjtë dhe kanë qëllimin e njëjtë – informimin. Andaj, të dy këto, për të qenë konkurrente në treg, i nënshtrohen rregullimit nga i njëjti organ i pavarur, në këtë rast Komisioni i Pavarur për Media”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit privatësia e mediave është ruajtur nga ndikimi politik e çdo ndikim tjetër që mund të perceptohej si i tillë nga publiku.

“Së këndejmi, asnjë parti politike dhe asnjë bashkësi fetare nuk mund të ketë pronësi në media”, thuhet tutje në njoftim.

Deputetët e pozitës të enjtën kanë mirtuar Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokuroria. Miratimi i këtyre dy ligjeve është kritikuar nga shoqëria civile, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja. Kurse opozita ka paralajmëruar dërgimin e këtyre dy ligjeve në Gjykatën Kushtetuese./21Media

Back to top button