Qeveria: Dokumenti që ka qarkulluar mbrëmë në media si “draft-statut i Asociacionit nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka  thënë  se dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së  martës në media si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.

“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. “, ka thënë Kryeziu përmes një postimi në Facebook./21Media

 

Back to top button