Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë mblidhen pasnesër në Gjakovë

Të mërkurën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë Edi Rama bashkë me qeveritë që drejtojnë do të takohen në Gjakovë. Këtë e ka bërë e ditur zyra e kryeministrit Kurti.

“Të mërkurën, më 14.6.2023, në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim

Të enjten Rama ka njoftuar se i ka propozuar presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft statut të asociacionit, për të cilin ende nuk është deklaruar Kurti./21Media

Back to top button