Qeveria e Kosovës jep para për Bujanovcin dhe Kalanë e Ulqinit

 

Qeveria e Kosovës në detyrë ka marrë vendim që të ndajë një shumë prej 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere.

Kjo u bë e ditur përmes një  postimi në rrjetet sociale nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti

Edhe Kalanë së Ulqinit e cila u dëmtua nga vërshimet qeveria e Kosovës, ka ndarë 10 mijë euro.

Kurse për Bujanovcin  ka ndarë 200 mijë euro për saninmin e dëmve nga vërshimet.

Po ashtu Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së.

Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi./21Media

Back to top button