Qeveria e Kosovës merr vendim të ri për strehimin e afganëve

Qeveria e Kosovës ka vendosur të zgjerojë listën e kategorive të personave që do të kërkojnë mbrojtje të përkohshme, që janë të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.
Pas mbledhjes së 28-të, të mbajtur online, Qeveria ka vendosur që mbrojtje e përkohshme do t’u ofrohet edhe një grupi të veçantë të përcaktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pos atyre që janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta të SHBA-së.
“Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”, thuhet në njoftim.

Individë të përshtatshëm për këtë grup janë afganët që kanë punuar ose punojnë për Qeverinë amerikane, forcat amerikane ushtarake, për programet e financuara nga Qeveria amerikane, afganët që kanë punuar për organizata mediale me bazë në SHBA apo organizata joqeveritare./21Media
Back to top button