Qeveria e Kosovës po i shqyrton 15 modele evropiane për pakicat

Qeveria e Kosovës po shqyrton modelet e propozuara evropiane mbi rregullimin e të drejtave të pakicave, por ka mohuar se ato janë modele të asociacioneve.
Një zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu i tha RTV21 se i dërguari evropian, Miroslav Lajçak “ka ndarë me kryeministrin Kurti 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve”, por tha se ato nuk janë modele të asociacioneve.
Deklarimi i Kryeziut pasoi komentet e mëhershme të të dërguarit të BE-së, Lajçak, se ia ofruar Kurtit “15 modele evropiane tek të cilat mund të gjejë inspirimin dhe asnjë nga to nuk kanë asgjë si Republika Sprska”. Por, zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu, tha se janë duke i analizuar veçoritë dhe karakteristikat si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.
Nga ne nuk është kërkuar të zgjedhim një nga ato 15, por disa nga ato (ato te cilat reflektojnë në frymë dhe shkronjë të drejtat e anëtarëve të pakicave sipas standardeve të Këshillit të Evropës) do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve që mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti”. Diplomatë perëndimorë kanë bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin te arritur më 2013, por kanë thënë se ai nuk mund të prish funksionalitetin politik të Kosovës dhe as të dal jashtë kuadrit kushtetues të saj. Qeveria në Prishtinë ndërkaq e ka cilësuar Asociacionin një etnik të papeanueshëm. “Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetueshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbënë nivel të tretë të qeverisje”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për RTV21.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është shndërruar në pothuaj pengesën kryesore për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisê. Autoritetet në Beograd thonë se nuk do ta pranojnë asnjë marrëveshje pa u themeluar Asociacioni. Por Qeveria në Prishtinë ka lënë të kuptohet se nuk është e gatshme për asnjë lëshim ndaj kësaj kërkese./21Media

Back to top button