Qeveria e re ende pa zëdhënës

Sipas gazetarëve, zëdhënësit e deritashëm ishin më shumë zëdhënës të partive

Gazetarët po hasin në problem për të marrë informacione për qeverinë e re, pasi kjo e fundit ende nuk ka caktuar zëdhënës në formatin e saj. Gazetarët theksojnë se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt. Lubisha Stankoviq tha se gjatë 10 viteve të kaluara kemi zëdhënës të cilët më shumë ishin zëdhënës partie se sa zëdhënës të institucioneve shtetërore.

“Gazetarët të cilët janë zgjedhur që të jenë zëdhënës nëpër institucione faktikisht janë ndërmjetësues mes instuticioneve dhe publikut. Gazetarët e kanë për detyrë që publikut tua prezantojnë të vërtetën dhe asgjë më shumë. Do me thënë ekziston diçka që quhet interes shoqëror, andaj ata e kanë për detyrë që tua përcjellin informatat publikut sido që të jetë ajo”, u shpreh Ljubisa Stankoviç, gazetar.

Mirço Jovanovski gazetar nga “Utrinski Vesnik” shpreson se qeveria e re, të jetë më transparente ndaj publikut, pasi këtë gjë e kishte premtuar edhe në fushat.

“Duhet të kemi parasysh që sapo është formuar qeveria dhe ende është suaza të 100 ditëve ku duhet ta gjej vetveten. Por kjo nuk donë të thotë që mos vendosen persona që të jenë në shërbim të gazetarëve të informacioneve që janë në interes të qytetarëve”, tha Mirçe Jovanovski, gazetar “Utrinski Vesnik”.

TV21 kontaktoi LSDM-në. Nga atje theksuan se ende po shqyrtohen emrat dhe personat që do të vendosen në këtë postë, por pa shpjeguar më shumë. Nga BDI-së theksojnë se deri sa nuk zgjidhen të rinjtë, gazetarët mund të drejtohen tek zëdhënësit e deritanishëm./21Media

Back to top button