Qeveria fillon punën me një minutë heshtje

Në nderim të Arian Dacit

Qeveria e Kosovës ka filluar sot punën me një minutë heshtje në nderim të ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, që ka vdekur të shtunën.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook ka shkruar “I përjetshëm kujtimi për ty, Arian Daci”.

Me nderime të larta dje u varros zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci, i cili ka vdekur të shtunën nga një ortek i borës në qendrën e skijimit në Brezovicë. Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Arbërisë në Prishtinë. Daci pas vetës la gruan dhe dy fëmijë./21Media

Back to top button