Qeveria hesht përpara kërkesave për Asociacionin

Trysnia e faktorit ndërkombëtar ndaj Qeverisë për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese përpara votimit në Këshill të Evropës, nuk e ka vënë në lëvizje Qeverinë në këtë drejtim. Qeveria ende nuk ka një qëndrim zyrtar, të paketën publik, sa i përket kërkesës së SHBA-së Gjermanisë dhe Francës që për asociacionin duhet të merren hapa urgjentë duke e ndërlidhur atë me Këshillin e Evropës. Euro-amerikanet kishin hartuar një draft të cilin kryeministri Kurti e ka pranuar, por ende mbetet në sirtarët e Qeverisë. Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, tha se versioni i draft-statutit të asociacionit është i dëmshëm për Kosovën në disa pika.

‘’Versioni i asociacionit që na u është prezantuar është versioni më i mirë. Versioni është i dësmshëm për republikën në disa pika. Kryeministri ka thënë që versioni im është shumë larg prej versionit të Serbisë. Ne jemi të gatshëm të bëjmë diçka të ngjashme që ka bërë Kroacia. Por, nuk jemi të gatshëm për një asoacion që në të ardhmen ka kompetenca ekzekutive dhe mund të jetë si kancer”, tha Rexhaj për RTV21.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga LDK, Rrezarta Krasniqi, tha se duke iu referuar marrëveshjes së Ohrit kryeministri Kurti ka pranuar asociacionin.

Sipas saj, Kosova rrezikon proceset integruese për shkak të qasjes së Qeverisë.

‘’Deri më tash krejt proceset integruese kanë qenë të vonuara për shkak të Kurtit. Edhe nëse Kosova nuk futet në agjendë për në Këshill të Evropës nuk do të përbënte befasi”, tha Krasniqi.

Por, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, kritikon qeveritë e kaluara për marrëveshje të dëmshme me Serbinë ku bënë pjesë, sipas tij, edhe Asociacioni.

‘’Në marrëveshjet që janë dakorduar në të kaluarën mes Kosovës dhe Serbinë janë bërë shumë koncesione të dëmshme. Pjesë e atyre marrëveshjeve kanë qenë të pazbatueshme”, tha Rexhaj.

Nëse Kosova nuk futët në agjendën e takimit të 17 majit në komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, mbledhja e radhës mbahet pas një viti./RTV21 /21Media

Back to top button