Qeveria: Mbi 2 mijë të rinj u punësuan përmes Superpunës

Në një postim rrjetin social Facebook, ditë me parë, Ministri i Hekuran Murati shkroi se përmes platformës Superpuna janë punësuar rreth 2 mijë të rinj.

“Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në #superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni. Një fakt interesant e që na bën të krenohemi është edhe përbërja gjinore e të punësuarve – mbi 51% janë vajza. Pra, përveç punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti”, deklaroi Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, e mbështetë këtë platformë punësimi. Kryetari i klubit, Berat Mustafa thotë se edhe kompania e tij tanimë ka punësuar të rinj përmes Superpunës.

“Kam punësu dikund 12 punëtorë nga Superpuna, të cilët janë duke punu ku dhe unë një pjesë si vetpronar i fabirkës, një pjesë nga parat e mia ka kaloj punëtorëve të cilët janë punësu me Superpunën. Unë iroj dhe lus që të vazhdojë ky projekt, mos të ndalet se është e mirë e dyanshme duke e parë edhe ikjen e të rinjve që po ndodhë në këtë kohë. I kisha sygjeru që ky projekt të zgjatës sëpaku për 12 muaj, të ketë më shumë hapësirë ai punëtor që të tregojë edhe më shumë”, tha Berat Mustafa, nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Në anën tjetër, në Aleancën Kosovare e Bizneseve, thotë se kjo formë  ndërmjetësimi nga Qeveria për punësim, nuk është e qëndrueshme. Kryetari Agim Shahini thotë se kjo platformë nuk e zbutë papunësinë në Kosovë.

“Ajo nuk është e qëndrueshme Superpuna, për arsye se e ka një periudhë të caktuar  dhe kjo nuk e kënaq as punëdhësin as punëmarrësin. Mendoj qe qeveria e vendit do te duhej te mendoje per punesim te qendrueshem afatgjate per te cilin punetoret kane nje siguri qe jane te punesuar dikun dhe planifikojne dhe edhe per te marre kredi edhe per te ndertuar shtepi edhe per te blere banëse edhe kjo i duhet aktualisht qeverise se vendit qe te mendoje per kategoritë qe jane pa pune”, deklaroi Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se nuk kanë vërejtur ndonjë entuziamën të bizneseve për punësim përmes Superpunës.

“Ai eshte nje projekt i cili eshte i parapare per nje periudhe te ckatuar kohore pet ti ndihmu, per ti subvencionu je fakt kompanitr te cilat punesojne punetore te rinj dhe eshte e limitume… Te bizneset unë nuk kam pa një diçka që ka qenë e mirëpritur. Biznesi kur e kërkon punëtorin nuk e kërkon vetëm për 6 mua, spese për 6 muaj biznesi duhet me investu shumë te ai punëtor në mënyrë që ai me u familjarziu me ambientin … Për këtë arsye kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që kemi nevoje qe me bo nje reforme rrenjesore te arsimit qe me lidhe arsimin me kerkesat e tregut per arsye se kerkesat qe jane sot per punetore nuk e permbushin 100% kerkesen e arsimit”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i OEK-ut.

Përmes platformës Superpuna,  Qeveria subvenciono  264 euro rrogë për të rinjtë e punësuar për 6 muajt e parë të punës në kompanitë përkatëse. Në këtë platformë  punësimi janë edhe mbi 6 mijë pozita të lira pune për të rinjtë e moshës 18 deri 25 vjeçare./21Media

Back to top button