Qeveria miraton projektligjin për Inspektoratin e Arsimit

Qeveria ka miratuar projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se “synimi i këtj projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se ky projektligj përcakton statusin e Inspektoratit të Arsimit në Kosovë, mënyrën e organizimit, kompetencat e përgjegjësitë.

Ajo tha se ky është “mekanizëm i rëndësisë së veçantë”, ndërsa tha se prezin që ky projektligj ta bëjë edhe “përmirësimin e cilësisë në arsim”.

 

Back to top button