Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policët, nuk ndryshon vlera

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës,
Kryeministri Albin Kurti tha sot se për kategorizimin dhe vlerën e shtesave janë pajtuar në takimin e djeshëm me zëvendësdrejtorin e Policisë dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese..

“ Dje kishim një takim me zv.drejtorin e PK-së, me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese. Diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë sonë për kategorizimin dhe vlerën e shtesës së rrezikshmërisë. Në takim, me ministrin e MPB-së, Sveçla dhe MF-së, Murati i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë dhe të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësisë së tyre”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se vlera e shtesave do të jetë e njëjta me atë që është miratuar në mbledhjen paraprake të Qeverisë së Kosovës.

Lista është pra ajo që është miratuar nga kryeministri në mbledhjen paraprake të Qeverisë”, deklaroi Murati./21Media

Back to top button