Qeveria ndan 40 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Preshevës në SHBA

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 40 mijë dollarë për të mbështetur delegacionin e Luginës së Preshevës në vizitën në Washington DC.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C. Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media
Back to top button