Qeveria ndan 500 mijë euro për vitin e Skënderbeut

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 75 mijë euro për Doganën e Kosovës

Qeveria ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 500 mijë euro për shënimin e n e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Edhe pse kërkesa e kryeministrit ishte që të ndahen mjete prej 943 mijë eurove, u ndanë vetëm 500 mijë.

Haradinaj tha se janë një numër i aktiviteteve për ta shënuar vitin gjithëkombëtar, ku sipas tij 250 mijë euro do të jenë për restaurimin e kishës së Skënderbeut në Prizren dhe paratë tjera për aktivitete tjera që do të bëhen në vitin e Skënderbeut.

Ministri i Financave, Bedri Hamza kërkoi që për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin të planifikohen.

Sipas Hamzës,  të respektohet ligji i buxhetit që përcakton qartë kërkesën prej rezervave.

Hamza tha se duhet të pasur kujdes për kërkesat e ardhshme se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot miratoi draft konceptin e dokumentuar për pagat që realizohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është kohë e gjatë që është pritur të vjen në diskutim dokumenti për pagat.

“Është interesim i madh i të gjithë kategorive. Kemi paralajmërime për greva si ai i arsimit. Ky është një lajm i mirë se institucionet e Kosovës e kanë marrë seriozisht obligimin që kanë ndaj kësaj teme”, tha Haradinaj.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se koncept dokumenti i pagave synon të bëjë një sigurim unik të gjitha pagat.

Sipas tij, sistemi aktual i pagave nuk siguron pagë të barabartë për punën e njëjtë. Ky dokument është gjithëpërfshirës për vendosjen e sistemit të pagave për gjithë të punësuarit që paguhen nga buxheti i shtetit.

Yagcilar tha se rritja e pagës do të bëhet në bazë te GDP së dhe të përvojës së punës. Duke folur për këtë dokument ministri Hamza tha se kjo është një prej reformave më të rëndësishme dhe pjesë kontraktuale e raporteve me BE në. Ky koncept dokument do të këtë kosto shtesë prej 62 milionë për kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 75 mijë euro për Doganën e Kosovës.

Back to top button