Qeveria ndan mjetet financiare për pagesën e qirasë ndaj kishës ortodokse serbe

Qeveria  po ashtu në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare edhe për Ministrinë e Shëndetësisë

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka miratuar draftit të koncept dokumentit për fushën e financimit të subjekteve politike.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se qëllimi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies.

“Financimi i subjekteve politike është i rregulluar me ligj. Është një problematikë dhe shqetësim i dalë nga organizata te ndryshme”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 285 mijë euro, për pagesën e qirasë për Kishën ortodokse serbe.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica tha se kjo ministri së bashku me Agjencionin Kundër Korrupsion i kanë shfrytëzuar hapësirat e kishës ortodokse serbe në mungesë të objekteve qeveritare.

“Deri tani kishës i janë paguar 189 mijë euro. Për shkak të kufizimeve buxhetore s’kemi pasur mundësi ta bëjmë pagesën 285 mijë euro dhe kërkojmë që të ndahen këto mjete”, tha ai.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 720 minë euro për pagesën e borxhit për gjimnazin “Lojolla”, në Prizren.

Back to top button