Qeveria ndanë 40 mijë euro për Lotarinë e Kosovës
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës në detyrë është marrë vendim për aprovimin e kërkesës së Sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40 mijë eurove për mbështetje financiare për punonjësit e saj.
“Në mbledhjen e sotme, qeveria ka aprovuar edhe kërkesën e Sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000 € (dyzetmijë euro) për mbështetje financiare për punonjësit e saj”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës javën e kaluar ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata thanë se tashmë 1 vit nuk kanë marrë pagat e tyre./21Media