Qeveria në detyrë miratoi projektbuxhetin prej rreth 4 miliardë eurove

(Lajm i përditësuar)


Parashihet pagë e 13-të për sektorin publik

Në projekt buxhetin për vitin 2026 është praparë pagë e 13-të për punëtorët e sektorit publik.

“Pra kush punon 12 muaj, në sektorin publik në fund të vitit do mund të marrë edhe pagën e 13-të”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.


4 miliardë euro, buxheti i paraparë për vitin 2026

Qeveria në detyrë ka filluar mbledhjen ku po shqyrtohet buxheti për vitin 2026.

Ky buxhet parashihet të jetë në vlerë prej 4  iliardë euro

“Ashtu siç e parasheh ligji për financa publike brenda afatit ligjor, sot po miratojmë projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky vit do të ketë shumë ris. Së pari kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro”, tha Kurti në mbledhje


Qeveria në detyrë mban mbledhje nga ora 09:30

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje e radhës.

Mbledhja e qeverisë në detyrë do të fillojë nga ora 09:30.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen çështje ekonomike, buxhetore dhe mjedisore të Kosovës.

Back to top button