Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të premten, në të cilën ka miratuar dy raporte dhe ka aprovuar një udhëzim administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e një udhëzimi administrativ tjetër.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Qeveria në detyrë në mbledhjen e saj ka miratuar raportin vjetor financiar për buxhetin e Kosovës për vitin 2024 dhe ka miratuar raportin e vlerësimit të përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2024.

Ndërsa, ka aprovuar udhëzimin administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ nr. 07\2023 për ambalazhin dhe mbeturinat e ambalazhit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button