RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Qeveria në detyrë miratoi raportin vjetor financiar për vitin 2020

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 70-ta me radhë, në të cilën k

nga B.K18 mars 202118 mars 2021

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 70-ta me radhë, në të cilën ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2020.

“Ky raport financiar pasqyron në mënyrë të saktë dhe të drejtë financat dhe transaksionet financiare të institucioneve të Kosovës nga Buxheti i Republikës së Kosovës, fondet në mirëbesim, grantet e përcaktuara të donatorëve, të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara, huamarrjen dhe shpenzimet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 për vitin fiskal 2020.

Ky raport është në përputhje të plotë më kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe është në pajtim më standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik të bazuar në para të gatshme”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas këtij raporti pranimet e përgjithshme për vitin 2020 kanë qenë 2,206,647.000, euro, që është për 16 milionë e 275 mijë euro më pak se në vitin 2019, ndërsa pagesat kanë qenë 2,334,943.000 euro, krahasuar me vitin 2019 janë më të mëdha për 2 milionë e 817 mijë e 503 euro.

Deficiti nga realizimi prej 5.2 për qind është tregues që Qeveria e Republikës së Kosovës ka respektuar në plotni kufirin e lejuar të deficitit (6.5 për qind) si dhe kufirin e planifikuar (2 për qind) të përshtatur sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas miratimit në Qeveri ky raport i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

15 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë