Qeveria në detyrë ndan 4 milionë euro për policat e sigurimit të mërgimtarëve, 625 mijë euro për arsimin në Luginë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime.
Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
“Sot do të ndajmë vlerën prej 4 milionë euro për të mbuluar koston për policat e subvencionuara për mërgatën, të cilën përgjatë verës dhe pjesës tjetër të vitit vijnë dhe kthehen në atdhe”, tha Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për ndarjen e 625 mijë e 400 eurove për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Sipas Muratit ato të të ndahen në formë të bursave për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese dhe avokuese në nivel ndërkombëtar.