Qeveria debaton për programin qeverisës 2017-2021

Nesër Qeveria në mbledhjen e saj do të debatojë për programin qeverisës 2017-2021

Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet të debatohet për programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. Pas debatimit dhe nëse aprovohet programi nga Qeveria,  ky plan pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat.

Ndërkohë, është paralajmëruar se të premten e kësaj jave Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim.

Back to top button