Qeveria për “draftin gjerman” për Asociacionin: Përveçse draft, është pa autor

Drafteve të publikuara në media për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, qeveria i është përgjigjur me qëndrimin se asociacionet me karakter themeltar etninë, bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv ka thënë se “drafti gjerman” për asociacionin përveçse draft, është edhe pa autor.
“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, ka thënë Kryeziu për rtv21.tv.
Disa media publikuan draft-statutin për themelimin e Asociacionit, ku thuhet se prapa tij qëndron qeveria gjermane. Mbi Qeverinë e Kosovës është shtuar presioni ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë./21Media

Back to top button