Qeveria propozon vazhdimin e gjendjes së krizës për 6 muaj
Qeveria do të dorëzojë në Kuvend Propozim-vendim për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës edhe për 6 muaj, shkruan TV21.
Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi tekstin e Propozimit-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për furnizim me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike.
Propozimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës ka për qëllim të sigurojë vazhdimësi për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të gjendjes në furnizim me energji elektrike, shkruan TV21./21Media