Qeveria shqyrton situatën energjetike në vend
Murati: KOSTT-i ka kërkuar që së paku të ketë likuiditet shtesë dhe t’i kthehet dividenta
Qeveria e Kosovës mori vendim t’i kthejë ndërmarrjes publike KOSTT dividentën të cilët e ka paguar, pas kërkesës së kësaj të fundit drejtuar Ekzekutivit. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se KOSTT-i ka kërkuar që t’i kthehet dividenta në mënyrë që të ketë likuiditet shtesë. Qeveria miratoi edhe Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Para mbledhjës së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti foli për punën e qeverisë në nëntë muaj./21Media