Qeveria synon përfshirjen e diasporës në diplomaci
Kurti: Remitancat nga diaspora brenda vitit, mbi 1,4 miliardë dollarë, kurse mërgatën e shohim si kapital njerëzor.-Gërvalla: Prej detyrimeve të para është dërgimi i diplomatëve me përgatitje cilësore
Përfshirja e diasporës në diplomaci, po konsiderohet nevojë urgjente nga
qeveria. Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se po punojnë në fuqizimin e rolit ndërmjetësues të diasporës dhe në adresimin e të drejtave politike të tyre. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se do të fokusohen në ngritjen e cilësisë konsullore.(Teksti-Kujtesa Bajrami Fana, kamera- Alban Ismajli) /21Media