Qeveria themelon një mekanizëm për t’i monitoruar lëvizjet pas liberalizimit të vizave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar një vendim për themelimin e Mekanizmit të Paralajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendeve të Migrimit.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky mekanizëm do t’i monitorojë lëvizjet e migrimit pas liberalizimit të vizave

“Ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendet e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, të mbledh dhe të analizojë të dhëna lidhur me lëvizjet e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e zonës Schengen, si dhe të rekomandojë ndërmarrjen e masave për institucionet relevante me qëllim të menaxhimit të suksesshëm të procesit”, tha Kurti.

Back to top button