Qeveria Tranzicionale, Murati i kërkon ‘ndihmë’ ChatGPT-së

Ministri në detyrë Hekuran Murati i ka kërkuar ChatGPT-së interpretim të nocionit Qeveri Tranzicionale.
Ai me ndjekësit në rrjete sociale ka ndarë intrepretimin e ChatGPT-së duke thënë se, një propozim i tillë është i rrezikshëm, sepse e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut.
“Propozimi i Lumir Abdixhikut për një qeveri të tillë për Kosovën është skandaloz, dhe do të ishte mesazhi më i keq që do të mund t’i dërgohej bashkësisë ndërkombëtare.Republika e Kosovës ka Qeveri në detyrë, e cila ushtron funksionin kushtetues deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Nuk ka nevojë për eksperimente që na kthejnë në kohën e UNMIK-ut”, ka shkruar Murati.
Murati ka vazhduar ta fajësojë opozitën për mos konstituimin e Kuvendit. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?