Qeveria ua ndal pensionet veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, reagon Murati

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Shqipëria kanë një muaj që nuk marrin pension për kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Kjo për shkak se pensionet u janë ndalur nga Qeveria e Kosovës.
E lidhur me këtë çështje, ka reaguar ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati duke thënë se “vetëm po zbatojmë ligjin!”.

“Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.
Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.
Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes”, ka thënë Murati në një postim në “Facebook”./21Media
Back to top button