Qindra njerëz të arrestuar në protestat kundër Putin-it

Qindra njerëz janë arrestuar në protestat anti korrupsion në Moskë dhe St Petersburg

Policia e protestave në Moskën qendrore ka marrë protestues të rëndomtë nga turma, ka raportuar një korrespodent i BBC-së.

Lideri i opozitës Alexei Navalny është arrestuar në shtëpinë e tij para protestave, sipas gruas së tij.

Mijëra përkrahës i janë përgjigjur thirrjes së tij për të dalë në rrugët e Moskës dhe qyteteve tjera, shkruan rtv21.tv.

OVD-Info ka treguar për mediat ruse se janë më shumë se 400 të arrestuar në protestat në Moskë. Më shumë se 300 janë arrestuar në protestat e St Petersburgut ka raportuar Fontanka.ru.

Shumica e të arrestuarve janë të rinj e adoleshentë, ka bërë të ditur korrespodenti i BBC-së./21Media

Back to top button