Qindra të burgosur ikin nga burgu i Port-au-Prince, dhuna përshkallëzohet në kryeqytetin Haitian

Qindra të burgosur janë arratisur nga burgu kombëtar i Haitit në kryeqytetin Port-au-Prince, pasi luftimet shpërthyen të shtunën.

Në një postim në X, një nga Sindikatat e Policisë së Haitit u lut që të gjithë oficerët në kryeqytet të kenë akses në makina dhe armë për të ndihmuar policinë në betejën për të mbajtur kontrollin e burgut dhe paralajmëroi se nëse sulmuesit do të ishin të suksesshëm, “ne kemi mbaruar. Askush nuk do të kursehet në kryeqytet sepse do të jenë 3000 banditë shtesë tashmë në liri”, thuhet në deklaratë.

Burime të shumta sigurie në Port-au-Prince i thanë CNN se rritja më e fundit e dhunës, e cila filloi të enjten dhe ka shënjestruar stacionet e policisë, aeroportin ndërkombëtar dhe burgun kombëtar, është e paprecedentë në vitet e fundit.

Të premten, udhëheqësi i bandës së Haitit, Jimmy Cherizier, i njohur gjithashtu si Barbecue, tha se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të provuar të rrëzojë kryeministrin Ariel Henry.

Back to top button