RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​QKRMT mirëpret aktgjykimin dënues ndaj Rajkoviqit dhe Deniqit
🇽🇰 Kosova

​QKRMT mirëpret aktgjykimin dënues ndaj Rajkoviqit dhe Deniqit

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e ka mirëpritur dënimin për Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq. Ata sot u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për dhunim sek

nga B G28 korrik 202528 korrik 2025

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e ka mirëpritur dënimin për Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq. Ata sot u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë dhe u dënuan me nga 15 vjet burgim.

Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.

“Të mbijetuarat që kanë fituar këto raste nuk kanë arritur të dalin publikisht dhe tash janë bashkë me stafin duke e pritur këtë aktgjykim. Fatkeqësisht aktgjykimi është zhvilluar në mungesë. Ky vendim i sotëm është një satisfaksion për të dhunuarit”, tha Fatmire Halili nga QKRMT.

Aktgjykimin dënues e ka mirëpritur edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Vendimi i sotshëm shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Prokuroria Speciale përmes një njoftimi.

Ky institucion ka ftuar të gjithë qytetarët, institucionet publike dhe viktimat e dhunës seksuale të vazhdojnë të denoncojnë këto raste në Prokurori dhe Policinë e Kosovës.

“PSRK, rithekson përkushtimin për të hetuar dhe sjellë para drejtësisë, të gjithë autorët e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

Aktgjykimin e parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës, e ka shpallur kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri.

Si pjesëtarë të forcave policore serbe gjatë luftës në Kosovë, Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq e kanë dhunuar seksualisht një grua në Prishtinë.

E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë. Viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por ajo ka arritur t’i identifikojë vetëm dy prej tyre.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk janë përfshirë në këtë aktakuzë.

Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Në gjykatore ishte i pranishëm edhe burri i parë i cili publikisht foli për dhunim seksual, Ramadan Nishori.

Deri më tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual. Zoran Vukotiq është i dënuar me 13 vjet burgim, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vje

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

12 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë