QKUK-ja bëhet me laborator të ri të Patologjisë

Në Institutin e Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot u përurua laboratori i ri, donacion i organizatës “Care for Kosovo Kids”, nga Holanda, që kap vlerën 125 mijë euro.
Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka falënderuar donatorët për investimin në renovimin e laboratorit të Institutit të Patologjisë dhe për përkrahjen e vazhdueshme për klinikat e QKUK.
“Prezenca jonë sot këtu, tregon për një bashkëpunim të suksesshëm që SHSKUK-ja ka arritur ta ndërtojë me donatorët dhe partnerët tanë. Po ashtu është dëshmi që përkundër ballafaqimit me sukses të pandemisë, nuk janë lënë anash as shërbimet për pacientët jo-COVID. Rinovimi i hapësirave të kësaj klinike me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar, ne kemi arritur të krijojmë kushte më të mira dhe të përmirësomë sigurinë në punë për stafin tonë”, ka thënë Krasniqi.
Ambasadorja e Holandës në Kosovës, Carin Lobbezoo, ka thënë se është e lumtur që përmes këtij donacioni po ndihmojnë QKUK-në në diagnostikimin e fëmijëve në departamentin e Hematologjisë dhe Onkologjisë pediatrike, por edhe të pacientëve të tjerë pranë QKUK-së.
Ajo ka theksuar se Holanda dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira dhe së bashku mund të bëjnë ndryshime të vërteta që kanë ndikim pozitivë.
Ndërsa, Anke Gerrits nga Care for Kosova Kids, ka thënë se përmes këtij donacioni janë përmirësuar kushtet e punës për patologët por edhe shërbimet për pacientët./21Media

Back to top button