QKUK: U operua dr.Bajram Rexhepi

Gjendja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi është e mirë pas operacionit të cilit iu nënshtrua sot.

Kështu ka deklaruar Neurokirurgu, Arsim Morina i cili në një konferencë për media ku të pranishëm ishin edhe Drejtori i përgjithshëm i QKUK Curr Gjocaj, operatori kryesor, dr. Arsim Morina, dr. Eshref Osmani dhe zv. ministri i shëndetësisë, Rrushtem Musa tha se gjendja e Rexhepit është e mirë dhe se ai gjendet në kujdesin intenziv.

Neurokirurgu, Arsim Morina ka thënë se e rëndësishme është se operacioni ka shkuar sipas parashikimeve dhe se gjendja e tij po përcillet vazhdimisht./21Media

Back to top button