Qoku nga VV-ja: Bashkimi i Taravarit me opozitën, rrezikon fuqishëm BDI-në dhe Ahmetin

Bekim Qoku nga Vetëvendosja në ClickPlus në TV21 deklaroi se është e pritshme që të ketë tensione tani, kur Arben Taravari vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Ai shtoi se kjo bëhet nga BDI, ngaqë për herë të parë rrezikohet fuqishëm.
“Kemi në pushtet një konjukturë që është tejet e korruptuar, që është BDI-ja në krye me Ali Ahmetin dhe natyrisht këta njerëz do të sjellin situata të këtilla të tensionuara, ku do të ketë shpërthime herë këtu e herë atje, sepse këta e shikojnë, se për herë të parë, pas 22 vjetësh në pushtet po del në shesh një opozitë e bashkuar, me synime të qarta. Dhe tani me bashkimin edhe të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët u bë e qartë si loti, si kristali që për herë të parë rrezikohet fuqishëm BDI-ja”, tha Qoku./TV21