QUINT shkon në Film City, takon komandatin Ulutas

Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Ozkan Ulutas, sot gjate ditës ka shkuar në Film City në Prishtinë ku është takuar me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ambasadorin francez Olivier Guerot, ambasadorin gjerman Jorn Rohde, ambasadorin turk Sabri Tunç Angili, zëvendësambasadorin italian Ugo Ferrero dhe Shefja e Seksionit Politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, Tuuli Parnsalu.

Këtë e ka bërë të ditur KFOR përmes një ku thuhet se janë ndarë pikëpamjet mbi trendët e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar KFOR në “Facebook”./21Media

Back to top button