Quni: Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë të interesimit të VV-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni pas seancës së 22-të të Kuvendit e quajti këtë dështim të Lëvizjes Vetëvendosje.
“E cila nuk po arrin me i siguru votat e mjaftueshme për të votuar kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Po ashtu kjo është treguese se Vetëvendosje nuk i ka as votat për krijimin e Qeverisë. Gjithnjë më sfiduese ka qenë krijimi i qeverisë se sa emërimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës , kështu që kur një parti nuk mundet me i siguru votat e duhura është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën e agjentë dhe të këmbëngulet pafundësisht. Kur nuk janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje VV do të duhej me pranu zgjidhje, zgjidha në këto rrethana është dakordimi për qeveri gjithpërfshirëse për një kohë të caktuar.”, tha ai.
Quni shtoi e dy deputetë të kësaj partie janë në ‘‘fokus të veçantë’’, të interesimit të Lëvizjes Vetëvendosje,
‘‘Kontaktohemi nga zyrtarët e VV-së, kontaktohemi nga ndërmjetësuesit e tyre. Është fakt se dy deputetët e LDK-së janë në fokus të veçantë të interesimit të autoriteteve të VV-së. Mbetet në diskrecionin e atyre që vetë të deklarohen. Ne i kemi njohuritë, informatat, përmbajtjen e bisedave të gjitha, deputetët të cilët më së shumit kontaktohen nga autoritetet e VV-së janë shumë stabil dhe do t’i përmbahen qëndrimeve të LDK-së. Format e presionit janë të ndryshme, duke ofruar benefite të ndryshme për bizneset e tyre familjare’’, ka thënë a
/21Media