Quni: Të ishin realizuar premtimet e Haskukës, LDK ndoshta s’do të kishte kandiduar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni sonte deklaroi se po të ishin realizuar të gjitha premtimet e kryetarit aktual, Mytaher Haskukës, LDK ndoshta nuk do të kishte kandiduar, por tha se është e kundërta e kësaj.
Ndër të tjera, Quni në RTV21 tha se ka një mori detyrash për të bërë në Prizren.
Videon e debatit mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Në Prizren janë 173 mijë e 359 qytetarë më të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Prizrenin janë gjithsej tetë kandidatë. LDK përfaqësohet me Anton Qunin, PDK me Shaqir Totajn, VV me Mytaher Haskukën, i cili po ashtu ka qenë kryetar komune në mandatin e kaluar, AKR përfaqësohet me Afrim Tejecin, AAK me Lulzim Kabashin, NISMA me Zafir Berishën, kandidat i pavarur është Milazim Lushaj, NDS me Cemailj Smailjin./21Media

Back to top button