“Quo Vadis, Aida?” drejt Oscar-it

 

Bosnja ka krijuar tashmë një respect nga Akademia e Oscars, pasi që ka propozuar deri më tani 20 filma shumë serioz për shqyrtim,  në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Me “No Man’s Land” të Danis Tanović kishte fituar në edicionin e 74-të të çmimeve të Akademisë. Më pas edhe tre filma të tjerë të Tanović janë propzuar nga Bosnja.

Sivjet ky shtet ballkanik ka propozuar filmin “Quo Vadis, Aida?”, i cili ka bërë bujë nëpër festival të ndryshme ndërkombëtare, si në Festivalet e Filmit në Göteborg dhe Jerusalem, çmime të audiencës në Festivalet Evropiane të Filmit në Roterdam dhe Les Arcs, dhe duke u nominuar për: Regjisori dhe Filmi jo në Gjuhën Angleze nga Akademia Britanike e Filmit-BAFTA, dhe një nominim për “Filmi më i mirë ndërkombëtar” në Film Independent Spirit Aëards 2021

Pasi u shfaq në Venecia dhe Toronto dhe qarkun ndërkombëtar të festivaleve, si dhe një publikim online jashtë shtetit, kompania e distribuimit Neon do të shfaqë “Quo Vadis, Aida?” në SH.B.A. nga 15 Mars 2021.

Kjo kryevepër tronditëse nga regjisorja boshnjake e profilit të lartë, Jasmila Žbanić (“Grbavica: Toka e ëndrrave të mia”) rishikon një periudhë të tmerrshme në historinë e vendit të saj që është varrosur prej kohësh, ndërsa gratë ende kërkojnë për më shumë se një mijë burra të zhdukur të vrarë nga ushtria serbe në Srebrenicë më 11 korrik 1995.

Drama historike përqendrohet në një përkthyese boshnjake të Kombeve të Bashkuara (intepretuar nga aktorja e guximshme serbe Jasna Djuricic) e cila përpiqet me forcë të mbrojë familjen e saj ndërsa serbët përgatiten për ekzekutimin masiv të boshnjakëve.

Me kalimin e viteve, Žbanić, banore e Sarajevës, 46 vjeçe, kishte shpresuar që dikush tjetër do të merrej me këtë temë, por kur askush nuk e bëri, dhe i përvjeli mëngët. Ndërsa shumica serbe ende po kontrollon rrëfimin e së kaluarës, ky film shpërtheu në internet duke ua treguar shumë njerëzve në vend se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, duke zbuluar se çfarë “heroi i luftës” ishte gjenerali i lavdëruar serb, i cili në të vërtetë ishte një vrasës brutal. Gjithashtu ky film paraqet edhe paaftësinë e UNPROFOR-it, që si Ponc Pilati, nuk bëri asgjë që të ndalojë këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit, më të tmerrshmin e fund shekullit XX.

 

Back to top button