”Qytetarët malltretohen jashtë”, PDK synon rregullimin e sektorit publik dhe ligjin për fertilizimin e asistuar

(Lajm i përditësuar)

”Qytetarët malltretohen jashtë”, PDK synon rregullimin e sektorit publik dhe ligjin për fertilizimin e asistuar

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu në ”Click” të RTV21 duke folur për programin e PDK-së për sektorin e shëndetësisë tha se në planin e tyre është edhe ligji për fertilizimin i asistuar mjeksor.

Haxhiu tha se ky hap është i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

”Si shërbim duhet të rregullohet sektori publik, shumë qytetarë kanë nevojë për ta marrë këtë sherbim dhe disa prej tyre malltretohen jashtë vendit për ta marrë këtë shërbim, por jo sikur në formën si e kanë bërë kta në mënyren kaq brishtë e cila s’ka marrë mbështetje as nga vet ata”, tha Haxhiu.

PDK synon ta rregullojë fitimin e specializimeve përmes ligjit

Kandidati për deputet nga PDK-ja Bekim Haxhiu në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se me PDK-ja me planin e saj qeverisës për zgjedhjet e 9 shkrutit synon që fitimi i specializimeve të bëhet me ligj e jo me ligj administrativ.

”Kriteret për fitimin e specializimeve bëhet me ligj jo me ligj administrativ që cili ministër të vjen t’i bëjë kriteret për personat e njohur. Kemi pasur manipulime për të cilat ne kemi reaguar. Dëshirojmë me rregullu këtë në mënyrë afat gjata”, tha Haxhiu.

Haxhiu: Shëndetësia buzë kolapsit

Kandidati për deputet nga PDK-ja Bekim Haxhiu në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se gjatë katër viteve të fundit, qeverisja ka çuar në një degradim të sistemit të shëndetësisë, duke rritur listat e pritjes dhe duke shkaktuar vështirësi në trajtimin e pacientëve.

Ai ka kritikuar menaxhimin e dobët dhe korrupsionin, si dhe emërimin e individëve të paaftë në pozita kyçe në institucionet shëndetësore.

”Në katër vitet e fundit, sektori i shëndetësisë ka degraduar me këtë qeverisje, kur rikthehen listat e pritjes dhe ato rriten për trajtimin e pacienteve. Keq menaxhimi dhe korrupsioni vendosja e njerzve të padijshëm në udhëheqje në institucionet kyqe në shëndetësi ka dëmtuar sektorin e shëndetësisë. Trajtimi jo dinjitoz i punëtorëve shëndetësor ka ndikuar në largimin e tyre nga Kosova disa nga kalimi në privat prëj publikut. Gjendja e shëndetësisë është buzë një kolapsit brenda 4 viteve ikin nga Kosova më shumë se 3 mijë e 600 profesionist shëndetësor”, tha Haxhiu./21Media

Back to top button