Qytetarët mobilizohen për të ndihmuar Noarin 3-vjeçar

 

Qytetarët e Gostivarit janë mobilizuar për të ndihmuar Noarin 3-vjeçar, i cili vuan nga tumori në veshkë. Pika të shumta të grumbullimit të parave janë vendosur në rrugët e qytetit, ndërkaq sot në shëtitoren e Gostivarit është duke u realizuar edhe aksion humanitar.

Është hapur edhe llogari online për donacion të mjeteve.

TV21 ditë më parë raportoi për rastin e Noarit. Ai është është vetëm 3-vjeçar dhe është nga Gostivari, por për dy muaj është duke qëndruar në Turqi ku edhe po kurohet për tumorin në veshkë.

Si rezultat ai tashmë ka hequr njërën veshkë, por meqë tumori ka metastazuar, atij i janë paraqitur komplikime shtesë. Dy herë tashmë është operuar dhe shpenzimet për të dy operacionet kanë kapur vlerën prej 48 mijë euro. Këto shpenzime i ka mbuluar vetë familja, por nevojiten mjete edhe për 5 muaj të tjerë për kurim në Turqi, raporton TV21./21Media

Back to top button