Qytetarët në pritje të kompensimit për faturat e paguara për veriun

Organet e drejtësisë kanë konfirmuar këtë muaj se qytetarët që kanë paguar për 18 vjet rrymën e shpenzuar nga banorët në veri të vendit, do t’u kompenzohen mjetet, por si dhe kur, kjo kuk është bërë e qartë.

Vetëm gjatë vitit 2022, mbi 63 milionë euro janë shpenzuar për energji elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, shëmë kjo që sipas njohësve të ekonomisë, ka ndikuar në ekonominë e vendit.

“Nëse Qeveria dëshiron të tregohet altruiste ndaj veriut, duhet të ndaj mjete nga buxheti por jo të ngarkohet fatura e qytetarit. KEK-u ose KEDS-i munden me i kthy paret shumë lehtë vetëm duhet në mëyrë retrokatrive duke i minusuar ato që i kanë shpenzuar. Përndryshe nëse mendojnë me ato manipulimet me kërkesa qytetarët nuk kanë mundësi me bë kërkesa sepse është diqka shumë e ngarkueshme”, tha Mustafë Kadrijaj, njohës i ekonomisë.

Por, njohësi i energjisë, Hamdi Malushaj, vlerëson se kur preket kuleta e shtetit, drejtpërdrejt preket edhe xhepi i qytetarit.

“Ose duhet me bartë qytetarët si barrë përmes kuletës ose përmes buxhetit të shtetit i cili prap është kulet e qytetarit. Nëse buxheti i shtetit të Kosovës e kompenzon qytatarin prap është e njëjta gjë.  Nëse ka fond tjetër që paguan Serbia ish dashtë me kërku si dëmshpërblim, nëse nuk është kjo unë nuk besoj që buxheti i shtetit është kuletë e tjetër kujt përveçse e jona”, deklaroi Malushaj.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, më 2013 kanë arritur Marrëveshje për energjinë, që synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike në katër komunat në veri, por kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar./21Media

Back to top button