Qytetarët nuk kanë shpresë që magjistralja Prishtinë- Mitrovicë do të përfundojë brenda 12 muajve

Edhe pas më shumë se një dekadë, gjendja e rrugës Prishtinë-Mitrovicë mbeti e njejtë. Për siç tha Ministri i Infrastruktures Librun Aliu, punimet do të përfundojnë brenda mandatit të fundit qeverisës, mirëpo qytetarët nuk presin rezultate pozitive.

Ndër projektet më të zvarritura është ai zgjerimit të rrugës magjistrale që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Për pasojë kjo rrugë ka shkaktuar vështirësi të shumta në komunikacion dhe prishje të veturave, thonë qytetarët.

“…shumë po na e vështirësojnë komunikacionin veç inshallah sa ma parë ndreqet edhe kryhet kjo punë…se besoj se sjanë gjasat kërkah me u rregullu…”, Gazmend Musliu, qytetar

“…vallahi boll po na shkakton unë endem 3-4 herë në ditë, ma shumë prishje sesa…kolona bahey tmerr, prej orës 5 e anej bahet shumë…inshallah vallahi se qe 15 vjet kjo rrugë është në projekt, se di…”, tha Mirsim Duraku, qytetar

“…vallahi edhe për automjete boll është ama edhe neve për me shku në punë e për me ardhë nashta një orë rrugë na i han. dmth duhet me u nisë maheret për me shku në punë edhe me lanë maheret ose me i vonu puntorët edhe u bo shumë kogja një kohë…nashta mundet me u bo gjithcka ama në bazë të situatës kogja ni kohë na e ka marrë neve edhe pse s’janë gurbetaqartë e njejta kolonë…”, tha Shemsi Mustafa, qytetar

Përveç vështirësive në qarkullim, rrugët e papërfunduara rrisin mundësinë e  aksidenteve, për shkak edhe të mungesës së sinjalistikës,  thotë për rtv21 njohësi i komunikacionit Liridon Shahini.

“…natyrisht çdo punë e nisur, e lanë në gjysmë e papërfundume sjellë rrezik në komunikacion, e rëndësishme është që në të gjitha segmentet rrugore të punohet, të respektohet plani i menaxhimit të trafikut, në mënyrë që qarkullimi normal i automjeteve të bëhet pa vështirësi pa probleme, qarkullim normal pa i dhanë mundësi aksidenteve e kështu me radhë. Fluksi i madh i makinerive punuese në segmente rrugore ka vështirësu qarkullimin normal. Janë pa në shumë vende që ka pasë bllokim të rrugëve, ka pasë segmente që është kalu me vështirësi, ka pasë segmente që kanë mbetë me kohë të gjatë me zhavor e kështu me rradhë. Që natyrisht se krejt kjo ndikon në krijimin e kolonave të gjata sidomos në kohët kur ka fluks të madh të automjeteve…”, tha  Liridon Shahini, njohës i komunikacionit

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, është një projekt i cili është nisur për më shumë se një dekadë, me kosto rreth 25 milionë euro./ RTV21/21Media

Back to top button