Qytetarët paguajnë bukën më shtrenjtë sepse opozita bllokoi Ligjin për Çmime Tavan

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Hekuran Murati ka thënë se qytetarët paguajnë shtrenjtë për bukë pasi që sipas tij opozita ka bllokuar Ligjin për Çmime Tavan.

“Çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë. E njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë (foto 2).

Mirëpo qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese.”, ka shkruar Murati në Facebook./21Media

Back to top button