Qytetarët serb nisen për të votuar në zgjedhjet në Serbi
Dhjetëra qytetar serb janë nisur drejtë Rashkës për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presindenciale të Serbisë te cilët po mbahen gjatë ditës se sotme.
Në mënyrë të organizuar me disa autobusë qytetarët serb të veriut të Kosovës janë nisur pak para orës 8 nga stacioni i autobusëve i cili gjendet në Mitrovicën e Veriut.
Të gjithë ata qe nisen nga zonat e veriut të Kosovës do të votojnë në Rashkë për zgjedhjet në Serbi.
Deri më tani nga stacioni u autobusëve janë nisur shtatë autobus të cilët kanë bërë transportin e qytetarëve për në Rashkë në mënyrë te organizuar.
Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.
Kujtojmë se zgjedhjet serbe nuk janë lejuar qe të mbahen në Kosovë ndërsa të ashpra kanë qenë reagimet e shtetit të Serbisë karshi këtij vendimi.
Pasi nuk janë lejuar qe të zhvillojnë zgjedhjet në Kosovë qytetarët serb të veriut të vendit do të shkojnë të votojnë në Rashkë. /kallxo