Qytetarët shqiptarë dhe ata serbë me qëndrime të kundërta për hapjen e urës

Qeveria e Kosovës insiston në hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve. Sipas partisë në pushtet Vetëvendosje nuk ka asnjë argument që ura të jetë e mbyllur. Ndërkohë, qytetarët shqiptarë kërkojnë që ura të hapët, por ata serbë thonë se ajo duhet të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. Njohësit e rrethanave në veri të vendit kërkojnë nga Qeveria koordinim me faktorin ndërkombëtar për cdo veprim që ka të bëjë me veriun e vendit.

Qytetarët shqiptarë kërkojnë të hapet sa më parë ura për qarkullimin e automjeteve.

“Ma mirë është me u hap ura”, tha një qytetar.

“Ura është deshtë të hapet ma herët“, u shpreh qytetari.

“Kjo urë duhet të hapet”, tha një qytetar tjetër.

Por, qytetarët serbë janë kundër hapjes së urës.

“Çfarë të hapmi. Nuk duhet të hapet. Duhet të jetë e mbyllur”

“Nuk jam e interesuar për këtë çështje”.

“Nuk japë intervistë për televizione shqiptare”.

“Nuk përzihem në politikë. Për mua është njejtë, nuk përzihem në politikë”.

Por, një qytetar serbë që fliste gjuhën shqipe tha se ura duhet të hapet.

“Ma mirë është të hapet ura. Më mirë është për krejt shqiptarët dhe serbët që të hapet ura”.

Qeveria në Prishitnë ndërkohë thotë se hapja e urës duhet të bëhet dhe nuk i adresohet askujt.

Shefja e grupit parlamentar të këtij lëvizjes Vetvendosje, Mimoza Kusari, tha se nuk ka asnjë argument që ura të mbetet e mbyllur.

“Në asnjë argumentim nuk mund të gjendet, një kauzë e mirëfilltë për parandalimin e hapjes së urës, flasim për lëvizjen e lirë dhe domosdoshmërinë e normalizimit të jetës në atë pjesë të Kosovës, ura ka mbetur sinonim i bllokadës dhe si sinonim i një kuazindarjeje që është pretenduar të bëhet shumë vjet më parë”, tha Kusari.

Por ish-ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferat, vlerëson se është e domosdoshme që Qeveria të ketë koordinim me faktorin ndërkombëtar për çdo veprim në veri të vendit, përfshirë edhe çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

“Çdo veprim pa koordinim me faktorin ndërkombëtar rrezikon tensione”, tha Ferati për rtv21.

Ferati i ndërlidhi paralajmërimet e Qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër me fushatën parazgjedhore.

“Ne e dimjë se jemi në prag të zgjedhjeve dhe ura nuk duhet të jetë një motiv që të përplasemi me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Ferati.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it pas një takimi që kishin zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti javën e kaluar thanë se në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të Urës së Mitrovicës në këtë kohë.

Ndërkohë, KFOR-i ende nuk i ka kther përgjigje televizionit nëse ka shtuar trupat në veri të vendit. Apo nëse Qeveria ka koordinim me KFOR-in për veprimet që lidhen me urën e Ibrit./RTV21/21Media

Back to top button